Flash

Trupi i 9-vjeçares u gjet nga një peshkatar, policia: S'ka shenja dhune

Lapsi.al 5 May 2024
Trupi i 9-vjeçares u gjet nga një peshkatar, policia: S'ka

Policia e Shkodrës ka reaguar mesditën e së dielës sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku nëna bashkë me tre fëmijët e mitur dyshohet të jenë hedhur nga ura e Bunës në lumin Drin, ndërsa për momentin është bërë i mundur vetëm gjetja e trupit të njërit prej fëmijëve, përkatësisht vajzës 9-vjeçare nga një peshkatar i zonës.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Shkodër/Informacion sqarues shtesë: Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Lexo më tej: Akt çmendurie në Shkodër/ Nëna mbyt në lumë tre fëmijët e mitur 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites. Ndërsa p...

10:45

Brezi i dytë i sipërmarrësve

A janë tërhequr nga aktiviteti i përditshëm drejtuesit e bizneseve, tashmë edhe në moshën e tyre të pensionit? Nga ndërtuesit, mjekët, prodhuesit e birrës venda...

10:55

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI