Flash

Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori që luajti kapitenin e Titanikut

Lapsi.al 5 May 2024
Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori që luajti kapitenin e

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori britanik Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolin e tij si kapiten i “Titanic” dhe tek “Lord of the Rings”. Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të çmimit Oscar të vitit 1997 dhe Mbretin Théoden në “Lord of the Rings”.

Një tjetër rol për të cilin ai mbahet mend është edhe ai në dramën e BBC, “Boys from the Blackstuff” ku portretizonte Yosser Hughes, një personazh që luftoi - dhe shpesh dështoi - për t’u përballuar me papunësinë në Liverpool. Ai vdiq herët të dielën në mëngjes, konfirmoi agjenti i tij.

Homazhet për Hill vërshkuan menjëherë në rrjetet sociale sapo u publikua lajmi për vdekjen e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI