Bogdanoviq thotë se qeveria e re serbe e sapovotuar “është qeveri dhe kabinet i luftës”; dhe se është po ajo kastë politike e përgatitur për këtë mësymje të veriut të Kosovës. Politikani kontrovers serb pretendon se disa qindra terroristë paramilitarë serbe janë futur ndërkohë në veri dhe po qëndrojnë në gjendje pasive, por mund të aktivizohen “diku nga vjeshta” dhe të nisin sulme edhe ndaj vetë KFOR-it. Më pas thotë se mund të ndërhyjnë “1 mijë njësi speciale paramilitare” nga territori i Serbisë. Vlen të thuhet se ai nuk jep ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij. “Po, ky është plani. Banjska ishte vetëm të tregonin se çfarë mund të bëjnë” – ka thënë ai. Në një konferencë për media më 23 dhjetor të vitit të kaluar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për një rigrupim të forcave paramilitare të Millan Radojçiqit në Kopaonik, nga ku kishte informacione se “po përgatisin sulme të reja ndaj Kosovës”. ©LAPSI.al? Preparations are underway for the paramilitary airborne special units in Serbia (1000 ?) who will attempt to secession of the northern part of ?? in synchronized action with the ?? entry into Transnistria! The timing will be timed just before the ?? elections.@aliciakearns pic.twitter.com/vHeNdMlQKk
— Boban Bogdanović (@DissidentAnswer) May 4, 2024