Flash

Detaje/ Ergysi kishte lidhje tjetër, i kërkonte Almës të dilte nga shtëpia

Lapsi.al 5 May 2024
Detaje/ Ergysi kishte lidhje tjetër, i kërkonte Almës të

Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër. Top Channel raporton në një shkrim në faqen e tij online se sipas familjarëve të gruas së tij Alma Arrazi, ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë tjetër dhe ku flinte me fëmijët.

Sipas të njëjtave burime i pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen e bashkëshortes, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Kjo dëshmi nuk është verifikuar ende nga policia, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo ndonjë mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi edhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Prej 3 majit, 39-vjeçarja është zhdukur dhe vetëm mbrëmjen e së shtunës u gjet në lumin Buna trupi i vajzës 9-vjeçare ndërsa mungojnë nëna dhe dy fëmijët e tjerë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Akt çmendurie në Shkodër/ Nëna mbyt në lumë tre fëmijët e mitur

Zhdukja e nënës me 3 fëmijët/ Sherret në familje dhe kafja e fundit e 39-vjeçares

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI