Flash

Akt çmendurie në Shkodër/ Nëna mbyt në lumë tre fëmijët e mitur

Lapsi.al 5 May 2024
Akt çmendurie në Shkodër/ Nëna mbyt në lumë tre

Alma Arrazi quhet gruaja që ka kryer një akt makabër, duke u mbytur në lumin Buna në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Shkak për këtë veprim në kufijtë e çmendurisë mendohet se është bërë dhuna nga ana e bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i cili është arrestuar nga policia.

[caption id="attachment_913739" align="alignnone" width="1602"]Alma Arrazi me tre fëmijët e saj Alma Arrazi me tre fëmijët e saj[/caption]

Deri mesditën e të dielës është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa polumbarët e RENEA vazhdojnë kërkimet për trupat e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë nga Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore.

Fëmijët e tjerë të gruas janë një vajzë e vogël 8 vjeç, dhe një djalë 3 vjeç.

[caption id="attachment_913732" align="alignnone" width="1078"]Ergys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit Ergys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit[/caption]

Në momentin e arrestimit Ergys Arrazi nuk ka dhënë shpjegime. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur që të enjten, në datën 2 Maj. Një ditë më pas, të premten, Ergys Arrazi bëri denoncim në polici, ku deklaroi se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje për ndonjë sherr të mundshëm.

Të shtunën në mbrëmje peshkatarët gjetën trupin e vajzës së vogël 9 vjeç në lumë. Menjëherë u krijua bindja se edhe nëna dhe dy fëmijët e tjerë kishin pasur të njëjtin fat.

"Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve Erdgys Arrazi dhe Alma Arrazi, e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj", njoftoi policia.

Shpjegimet e para për atë që kishte ndodhur u kuptuan pas dëshmisë së motrës së Alma Arrazit në polici. Ajo tha se Ergysi e dhunonte bashkëshorten e tij në mënyrë barbare.

Të enjten, Alma Arrazi kishte pirë kafe me kunatën, nusen e vëllait të Ergysit, por pa i dhënë një sinjal për aktin ekstrem që do të kryente. Dyshohet se pas takimit, ajo është hedhur bashkë me fëmijët nga Ura e Bunës.

 

Policia ka njoftuar se në trupin e 9-vjeçares, e cila u gjet e pajetë në lumin Buna nuk janë konstatuar shenja dhune./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI