Flash

Komandanti i KFOR flet për mundësinë e një sulmi serb mbi Kosovë

Lapsi.al 4 May 2024
Komandanti i KFOR flet për mundësinë e një sulmi serb mbi

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka potencuar se misioni ushtarak përpos që ka burime të mira, është i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit.

Një deklaratë të tillë Ulutas e bëri në pyetjen se a ekziston vërtetë rreziku që Serbia të sulmojë ushtarakisht Kosovën, siç kanë artikuluar liderët institucional në Prishtinë.

“Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.

KFOR-i ka burime të mira dhe është krijuar për t’u përballur me të gjitha sfidat që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë”, ka thënë ai në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Kosovo Online.

Në pyetjen se në të ardhmen e planifikohet të rritet numri i pjesëtarëve të KFOR-it, Ulutas ka potencuar se aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR për sigurimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

“Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”.

Të këshilluara

Pashka ortodokse, fluks në Kakavijë

11.450 shtetas kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit. 7150, shtetas janë regjistruar në hyrje dhe 4300 n...

11:37

Radhë të gjata trafiku në Rrugën e Arbrit

Radhë të gjatë trafiku janë krijuar mëngjesin e sotëm (4 maj) në rrugën e Arbrit. Shkak është një defekt që ka pësuar një kamion në hyrje të Bypassit të Murrizi...

10:56

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI