Flash

Atentat në Greqi, qëllohet për vdèkje emigranti

Lapsi.al 4 May 2024
Atentat në Greqi, qëllohet për vdèkje emigranti

Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune në Greqi. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një emigrant gjeorgjian, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një person. Atentati ka ndodhur në momentin që gjeorgjiani sapo kishte parkuar motorin dhe kishte hequr kaskën.

Viktima është qëlluar nga një automjet në ecje, dhe dyshohet se në makinë ndodheshin dy burra dhe një grua. Emigranti gjeorgjian ka marrë dy plumba, një në shpinë dhe një tjetër në shpatull.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes. Gjithashtu bëhet me dije se 41-vjeçari është emër i njohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar si anëtar i një organizate kriminale.

Të këshilluara

Një vend tjetër njeh Palestinën si shtet

Qeveria e Republikës së Trinidad dhe Tobago ka marrë vendim për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Ministria e Punëve të Jashtme tha se qeveria e ven...

11:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI