Flash

Tajani: Të vendosur të çojmë përpara marrëveshjen me Shqipërinë

Lapsi.al 3 May 2024
Tajani: Të vendosur të çojmë përpara

“Së bashku me Shqipërinë, e cila është një vend mik aleat në NATO, por edhe një vend që së shpejti do të jetë në Bashkimin Europian, ne synojmë të luftojmë një betejë të përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në Pallagorio, provincë e Crotone, në margjinat e manifestimit për kremtimin e 100-vjetorit të vdekjes së Anselmo Lorecchio, ku mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Është një projekt shumë i rëndësishëm – shtoi Tajani në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëveshjen që parashikon krijimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri – të cilat do të shërbejnë për veprime të përbashkëta kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Ne duam të presim emigrantë të rregullt në Itali.

Ka një dekret të fluksit që parashikon rreth gjysmë milioni emigrantësh të rregullt, por ne duhet të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore që shfrytëzojnë njerëzit duke thënë se në Evropë ata do të gjejnë parajsën në tokë kur nuk është kështu.

Ne synojmë të luftojmë në këtë betejë të përbashkët sepse trafikantët e qenieve njerëzore, trafikantët e drogës, trafikantët e armëve dhe ata që trafikonin edhe cigare janë gjithmonë të njëjtët. Organizata kriminale që duhen luftuar dhe mposhtur me bashkëpunim ndërkombëtar. Bashkëpunimi Shqipëri-Itali shkon pikërisht në këtë drejtim” – tha Tajani sipas ANSA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI