Flash

Shehaj pas kërcënimeve: Manja gënjeu dhe amnistoi të korruptuarit, jep dorëheqjen

Lapsi.al 3 May 2024
Shehaj pas kërcënimeve: Manja gënjeu dhe amnistoi të

Deputeti Agron Shehaj reagoi për kërcënimin që dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i bëri në Kuvend, duke i thënë se “shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të ti pres veshët”. 

Lexo më tej: (VIDEO) Ulsi Manja kërcënon Agron Shehajn: T’i pres veshët. Do merret shteti me ty 

Deputeti Shehaj u shpreh se reagimi i Manjës me kërcënime erdhi sepse u përball me të vërtetën, se nga amnistia penale përfituan të korruptuarit dhe të dënuarit nga GJKKO-ja, përkundër deklaratave të Ulsi Manjës.

https://www.tiktok.com/@agron.shehaj/video/7364817389764037893?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7291069859423864325

"Po pse reagoi Ministri Manja në atë mënyrë me kërcënime, sharje dhe ofendime? 

Sepse thjesht i thashë të vërtetën në fytyrë. Tha që amnistia nuk do të nxirrte nga burgu dhe nga amnistia nuk do të përfitonin të korruptuarit dhe të dënuarit nga GJKKO-ja, dhe në fakt ndodhi komplet e kundërta. 

Ministri Manja gënjeu dhe duhet të japë dorëheqjen" - u shpreh Shehaj në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Lexo më tej: Manja për përplasjen me Shehajn: U bëra nostalgjik, janë debate politike 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI