Flash

Raporti për lirinë e shtypit/ Më keq se të gjithë në Ballkan

Lapsi.al 3 May 2024
Raporti për lirinë e shtypit/ Më keq se të gjithë

Shqipëria ka humbur tre vende në indeksin i fundit botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga Reporterët pa kufij duke u renditur e 99 ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 36. Ne jemi klasifikuar edhe më keq se Serbia autokratike e Aleksandar Vuçiçit duke zënë vendin e fundit në rajonin e Ballkani perendimor. Nga këto vende që aspirojnë të futen në BE, Maqedonia e Veriut radhitej e 36, Mali i zi i 40, Kosova e 75-ta,  Bosnje-Herzegovinë e 81-ta dhe Serbia e 98-ta dhe Shqipëria. Më keq se ne, në indeksin që e klasifikon nivelin e shtypit në  si “të mirë”, “të kënaqshëm”, “problematik”, “të vështirë” ose “shumë të rrezikshëm, renditeshin vetëm vende si ”Afganistani, Rusia apo Turqia ku ka gazetarë të vrarë apo të burgosur. Shqipëria futej në kategorinë "të vështirë".

Lexo me tej:

“Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias 

Interesante ishte të shihej gjithashtu edhe karakteristikat që jepeshin ashtu sikurse për çdo vend për parametart e lirisë së shtypit

"Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës ekonomike dhe politike, një kuadër ligjor me të meta dhe rregullore partiake. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe anëtarët e krimit të organizuar" vëzhgojnë reporterët.

Ata theksojnë: "Mediat shqiptare më me ndikim janë në duart e një grushti kompanish të lidhura me politikën, në sektorë të rregulluar rreptësisht si ndërtimi. Ndërsa ka qindra media online në vend, vetëm një pakicë bazohet në një model biznesi të qëndrueshëm dhe financim transparent". Aty flitet edhe për institucionet e politizuara të kontrollit të mediave dhe sidomos për politizimin e televizionit publik.

"Gazetarët përballen me presion politik, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore. Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet politizimit të organeve rregullatore të medias dhe emërimit të drejtuesve të medias publike, si ai i një njeriu të partisë për të drejtuar RTSH në 2023. Ndërkohë që gazetarët kritikë vuajnë rregullisht sulme që synojnë diskreditimin e tyre. nga qeveria dhe opozita, është e vështirë për ta që të marrin informacion publik, akses i cili rrezikon të kufizohet edhe më shumë nga centralizimi i fundit i komunikimit të qeverisë".

Në fakt dy vite më parë Shqipëria ishte renditur edhe më keq. Ajo pati humbur plot 20 vende në 2022 duke u rokullisur nga vendi i 33 në të 103. Arsyet që jepeshin atëhere ishin pothuajse të njëjta: “Pjesa më e madhe e tregut mediatik shqiptar është tepër e përqendruar në duart e katër ose pesë kompanive”, vërenin “Reporterët…”. Ata vazhdonin: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri janë në pronësi të një grushti kompanish që kanë lidhje me politikanë dhe në të njëjtën kohë operojnë në sektorë që kanë nevojë për rregullim nga shteti, si ndërtimi”.

Gazeta më e madhe gjermane godet keq Ramën per lirine e shtypit 

Kjo lloj goditje për imazhin politik të vendit shkaktoi në atë kohë një dëbat të fortë pasi klasifikimi u tall keq nga kryeministri Rama.

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!”.

.

Po në vitin 2022 përfaqësuesit e 7 organizatave më të njohura ndërkombëtare për lirinë e mediave ia behën në Shqipëri për një mision vëzhgimi. Ata takuan Ramën të cilit i thanë në sy se Shqipëria renditej në të njëjtën gjendje si Turqia e Erdoganit dhe lexuan përpara publikut konkluzione shumë të rënda. "...ndërhyrja e drejtpërdrejtë e pronarëve të mediave në pavarësinë editoriale është e lartë dhe disa çështje apo tema të ndjeshme konsiderohen të palejueshme për gazetarët. Këto praktika pronësie kanë minuar prej kohësh besimin e publikut në integritetin e medias dhe çojnë në autocensurë kronike brenda komunitetit gazetaresk dhe mungesë të raportimit investigativ cilësor" thuhej në komunikatë ku shtohet: "Këta pronarë mediash, shumë prej të cilëve kanë pronësi edhe industri kyçe të rregulluara nga shteti që mbështeten në tendera publikë, përdorin sistematikisht asetet e tyre mediatike për t'i shërbyer axhendave të tyre private ose politike në vend të interesit publik".

Në vitin 2023 Shqipëria rekuperoi disa vende në klasifikim dhe u rendit e 96 duke mos e humbur asnjëherë vendin e fundit në Ballkanin perendimor. Çuditërisht këtë herë, pasi ka pasur vitin e shkuar disa kontakte me Sekretarin e Përgjithshëm të "Reporters sans Frontieres", Cristophe Deloire, shefi i qeverisë shqiptare e ka ndryshuar katërcipërisht gjuhën.

Liria e mediave/ Si po mundohet Rama të manipulojë Reporterët pa Kufij

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve..." premtoi ai në rrjetin X.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI