Flash

I dehur në timon përplasi punonjësen e Top Channel, gjykata e Tiranës i heq prangat autorit!

Lapsi.al 3 May 2024
I dehur në timon përplasi punonjësen e Top Channel, gjykata e

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja Armela Hasantari ka vendosur të lërë në masën e sigurisë detyrim paraqitje 28-vjeçarin Jurgen Çela, i cili dy ditë më parë aksidentoi rëndë një 26 vjeçare, punonjëse e Top Channel.

Nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, Jurgen Cela rreth orës 1:30 pas mesnate përplasi 26 vjeçaren e cila po kthehej nga puna me motor.

Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Jurgen Cela nga Fushë Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës, të cilën disa kalimtarë e çuan në spital.

26-vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze si thyerje gjymtyrësh, brinjësh dhe legeni si dhe dëmtim të pankreasit dhe mëlçisë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.

Policia Rrugore e Tiranës pas rastit vijoi kërkimet dhe pak orë më vonë mundi të vërë në pranga Jurgen Çelën, i cili u arrestua për dy vepra penale “Shkelje e Rregullave te Qarkullimit Rrugor”, “Largim nga vendi i ngjarjes”.

Ai iu nënshtrua dhe kontrollit për përdorimin e alkoolit që megjithëse u bë shumë orë pas aksidentit rezultoi 0.29 mg/l dhe testi i dytë 0.28mg/. Dosjes së Prokurorisë iu bashkëngjit dhe ekspertimi mjekoligjor i të resë.

Por, pavarësisht se për Policinë Rrugore të Tiranës dhe Prokurorinë e kryeqytetit, Jurgen Çela është plotësisht fajtor për rastin, Gjykata vendosi ta lirojë 28-vjeçarin pa asnjë argument.

Vendimi i gjyqtares Armela Hasantari, i cili është i ndryshëm nga kërkesa e Prokurorisë, la të lirë një 28-vjeçar, i cili me mjetin e tij që e përdor në mënyrë të papërgjegjshme, i dehur dhe duke lëvizur kundërvajtje në qendër të Tiranës, mund të rrezikojë jetën e qytetarëve./Tch

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI