Flash

Dënohet me 24 vite burg dhunuesi i dy të miturave

Lapsi.al 3 May 2024
Dënohet me 24 vite burg dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza të mitura nën 14-vjeç të kryej akte seksuale me të, duke e kryer veprën penale “dhunimi”. 

Sipas gjykatës, në rastin e parë, i akuzuari E.G., nga nëntori i vitit 2023 deri më 1 mars 2024 e ka detyruar një te mitur që të kryej akt seksual me të.

Ndërsa, në rastin e dytë, gjykata tha se nga koha e pavërtetuar, deri më 1 mars 2024, e ka detyruar një te mitur tjetër që të kryej akt seksual me të.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON: DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024. Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në njoftim bëhet e ditur se kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI