Flash

Shtohet misteri/ Si ndërroi jetë çifti i të moshuarve në Dropull

Lapsi.al 3 May 2024
Shtohet misteri/ Si ndërroi jetë çifti i të moshuarve

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, çifti i bashkëshortëve që u gjetën mëngjesin e së enjtes të vdekur në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit u përcollën këtë të premte për në banesën e fundit. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët i dhanë lamtumirën e fundit çiftit të moshuar. Në funeral mori pjesë edhe vajza e birësuar e çiftit, e cila jeton në Athinë.

Mediat raportuan se 10 persona janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë, por pas marrjes në pyetje janë liruar dhe nuk është ngritur asnjë akuzë. Kosta 84 vjeç dhe Kleoniqi 88 vjeçe kishin shenja të shumta dhune në trup që dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta. Ngjarja u zbulua falë një telefonate nga Greqia tek njëra prej fqinjet e çiftit.

Ka qenë mbesa e Kleoniqit që telefonoi e shqetësuar pasi nuk kishte mundur të lidhej në telefon. Fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtritrë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje ne pjesën anësore të kokës. Me pas në brendesi të dhomes gjeti dhe Kleoniqin të pajetë me shenja dhune.

Në konstatimin e kryer nga grupi hetimor, pas kërkesës edhe të një mjeku ligjor nga kryeqyteti për të provuar permes shenjave të ADN nëse bëhet fjalë per ndonje faktor të huaj në këtë krim, pista më e besueshme për momentin mbetet ajo e vrasjes mes tyre. Sipas burimeve, kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin dhe dy ditë me parë ishte konfliktuar me bashkëshorten, por nuk përjashtohet as dhunimi dhe vrasja e çiftit nga një person i tretë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI