Flash

Avokati i Popullit: Ndërhyrja e SPAK ndaj gazetarit Qyno jo proporcionale

Lapsi.al 3 May 2024
Avokati i Popullit: Ndërhyrja e SPAK ndaj gazetarit Qyno jo proporcionale

Avokati i Popullit ka reaguar në ditën e Lirisë së Shtypit, ku pasi theksoi rëndësinë e të drejtës së shprehjes, institucioni deklaroi se do të punojë mbi një Raport Përgjithësues mbi trajtimin e ankesës së gazetarit Elton Qyno.

Sipas Avokatit të Popullit, "[për Qynon] është vlerësuar se ndërhyrja në sferën e të drejtave të Nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nuk ka qenë proporcionale dhe as e domosdoshme." 

Lexo më tej: Burimet e gazetarit Qyno/ OKB reagon për veprimet SPAK 

Reagimi i Avokati i Popullit:

Në ditën e Lirisë së Shtypit, duhet të mbajmë në vëmendje se e drejta e shprehjes mbetet themel i një shoqërie demokratike. Avokati i Popullit, nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së kësaj lirie thelbësore, në një moment kur gazetarët përballen me sfida për të mbrojtur dhe ruajtur këtë vlerë të çmuar, me qëllim informimin e publikut.

Përsa më sipër, në vëmendje të respektimit të lirisë së shtypit dhe parandalimin e shkeljes së të drejtave në ushtrimin e profesionit të gazetarit por edhe më gjerë, Avokati i Popullit, do të hedhë për diskutim në fillim e javës së ardhshme një Raport Përgjithësues.

Ky Raport Përgjithësues i Avokatit të Popullit, një mjet institucional mjaft i rëndësishëm, bazohet mbi trajtimin e ankesës së gazetarit Elton Qyno, për të cilin është vlerësuar se ndërhyrja në sferën e të drejtave të Nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nuk ka qenë proporcionale dhe as e domosdoshme.

Lexo më tej: SafeJournalists reagon për gazetarin Qyno: Vendimi i Gjykatës së Lartë, precedent tepër shqetësues për të gjithë gazetarët 

Në referim të këtij raporti, Avokati i Popullit thekson se çdo veprimtari shtetërore, duhet të ushtrohet duke pasur në qendër të drejtat e njeriut. Mbajtja në konsideratë e gjetjeve të këtij raporti, në ushtrimin e aktivitetit institucional dhe veprimeve procedurale, do të ishte tregues i vullnetit për të zbatuar standarde të larta të drejtësisë dhe lirisë së shprehjes në vend.

Avokati i Popullit shpreh besimin se institucionet do të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ruajtur dhe siguruar lirinë e shtypit në shoqërinë tonë. Le të bashkëpunojmë për të mbrojtur dhe për të avancuar këto vlera thelbësore për të gjithë qytetarët dhe për të garantuar që gazetarët të kenë mundësinë dhe sigurinë për të ushtruar detyrën e tyre me integritet dhe liri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI