Flash

Aksident në Durrës, raportohet për të plagosur

Lapsi.al 3 May 2024
Aksident në Durrës, raportohet për të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e ish-Kënetës në Durrës. Raportohet se një makinë që po lëvizte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin duke kaluar mbi trafikndarësen dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës.

Gjatë devijimit, automjeti ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, dhe është përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI