Flash

5 vjet Air Albania: Destinacione të reja, e njëjta ekselencë!

Lapsi.al 3 May 2024
5 vjet Air Albania: Destinacione të reja, e njëjta ekselencë!

Air Albania po feston me krenari 5-vjetorin e saj me një mori destinacionesh dhe zhvillime të reja. Tashmë flamurmbajtësja shqiptare zgjerohet në territore të reja, me fluturime charter në destinacionet më magjepsëse të Spanjës, Portugalisë, Polonise dhe Turqise.

Krahas kësaj, edhe rrjeti italian i destinacioneve të Air Albania vijon duke përfshirë destinacionet e Milanos, Veronës, Pizës dhe Bolonjës. Por kjo nuk është e gjitha – në këtë 5 vjetor Air Albania prezanton fluturime direkte për në Ankara dhe Izmir, duke ofruar edhe më shumë mundësi për aventura dhe zbulime.

Me këtë “buqetë” destinacionesh si dhuratë e Air Albania për pasagjerët e saj në këtë përvjetor të pestë, kompania ajrore edhe një herë po siguron passagjerët se ajo është gati për të bërë udhëtimet e tyre sa më të qeta dhe të këndshme. Qofshin ato udhëtime në rrugët e zhurmshme të Stambollit ose kërime për sharmin e Veronës.

Angazhimi i Air Albania për shërbime ekselente mbetet i palëkundur. Nga bujaria në madhësitë e bagazheve deri tek vaktet në bord, Air Albania i jep përparësi komoditetit në çdo hap të udhetimit. Me Air Albania, opsionet për udhëtim nuk kanë qenë kurrë më të ndryshme.

Në këtë përvjetor të Air Albania të gjithë kanë një arsye për të festuar. Prandaj rezervoni biletat tuaja tani me promocode “5VJET” dhe nisni sot udhëtimin tuaj të mbushur me emocione dhe mundësi të reja.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI