Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

(VIDEO) Ulsi Manja kërcënon Agron Shehajn: T'i pres veshët. Do merret shteti me ty

Lapsi.al 2 May 2024
(VIDEO) Ulsi Manja kërcënon Agron Shehajn: T'i pres veshët.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuvend deputetin e pavarur Agron Shehaj, duke i thënë se "Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty" dhe se "do të ti pres veshët". 

Por si përshkallëzoi debati (video më poshtë)?

Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë se me amnistinë penale nuk do të liroheshin zyrtarë të korruptuar.

"Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion. Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe." - u shpreh Agron Shehaj.

Sipas Shehajt, duke u nisur nga reagimi i SPAK, amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë, ndërsa për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.

"Ky është një mesazh për spakun; Ju i kapni, ne i lirojmë." - u shpreh Shehaj.

Pas këtyre akuzave ministrit të drejtësisë nuk e mbajtën nervat. Teksa Shehaj i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja i thotë "t'i pres veshët". 

Më pas merr fjalën për replikë dhe i bën një kërcënim të hapur. "Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty. Do të vijë dita që fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë". 

Shikoni videon më poshtë:

Të këshilluara

Elbasani: Tenderë, krìm dhe drògē

Me informacione të të huajve, që policia i dispononte, dhe me të dhëna shtesë, që ngelën rrëfime, Policia e Shtetit shpalli fitues të një tenderi një biznesmen ...

14:02

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI