Flash

"Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot" Rama flet nga Bashkia e Tiranës

Lapsi.al 2 May 2024
"Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot"

Kthimi i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës është edhe mbështetje për Erjon Veliajn, në një nga momentet e tij më të vështira. Kreu i institucionit që prodhoi skandalin e korrupsionit me drejtorët hajdutë dhe që i duhet të përgjigjet në SPAK për inceneratorin e Tiranës sot ka pasur rastin të shtrëngojë duart me Edi Ramën, për t'i përçuar një mesazh prokurorëve të SPAK se partia nuk e ka lënë në baltë.

Ndërkohë Rama në nisje të fjalimit, ka lëshuar një batutë për të treguar se ka qenë i shtrënguar të paraqitej në bashki për ceremoninë e shpalljes së Ali Ahmetit qytetar nderi i Tiranës. "Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot" u shpreh Rama që ka dashur ta veçojë arsyen e takimit të tij me Veliajn dhe vizitën në Bashki.

Me herët, Rama i bëri thirrje prokurorëve të SPAK "t'i nxjerrin ujin e zi korrupsionit" kur u pyet për Erjon Veliajn.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI