Flash

Operacion antidrogë gjatë natës në Viçenca, mes të arrestuarve, shqiptarë e italianë

Lapsi.al 2 May 2024
Operacion antidrogë gjatë natës në Viçenca, mes

Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidroge gjatë natës së 2 majit në zona të ndryshme në provincën e Viçencës, për të zbatuar urdhër arrestet e Gjykatës ndaj pesë personave, shqiptarë e italianë. Hetimi i nisur në muajt e parë të vitit 2022, ka çuar sot në ekzekutimin e masave shtrënguese në burg për shqiptarët K.B., B.D., banues në Schio, dhe M.A., banues në Thiene.

Po ashtu u ekzekutua edhe masa për detyrim paraqitje për shqiptarin M.K., dhe një italian me precedent të mëparshëm penal. Gjatë operacioneve policore, u sekuestruan gjithsej 453 gramë marijuanë, telefona celularë, materiale ambalazhimi dhe mjete prerëse.

Shqiptari me iniciale B.D., banues në Thiene, u kap në flagrancë 135 gramë marijuanë. Po ashtu, M.A., dhe M.R., të dy shqiptarë, dhe një italian, B.D., u liruan me kusht për bashkëpunim në posedim të paligjshëm të mbi 300 gram marijuanë.

Të këshilluara

Shtohet lista e vendeve që ndalojnë TikTok

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë vënë limite platformës TikTok, por këto qeveri nuk janë as të vetmet, as të parat. Në fakt, edhe vetë Kina e ka limituar platformën mja...

22:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI