Flash

Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Lapsi.al 2 May 2024
Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do

Belind Këlliçi, ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.

Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.

"Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar.

Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar.

Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në SPAK, duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.

Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka.

Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët.

Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës.

Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë.

Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet", tha ai.

Të këshilluara

Elbasani: Tenderë, krìm dhe drògē

Me informacione të të huajve, që policia i dispononte, dhe me të dhëna shtesë, që ngelën rrëfime, Policia e Shtetit shpalli fitues të një tenderi një biznesmen ...

14:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI