Flash

I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet shqiptar në Britani (Emri)

Lapsi.al 2 May 2024
I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur,

Një 38-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë akuzohet se në vitin 2016 ka ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale.

Shqiptari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë shkëmbimit në kohë të informacioneve, arrestohet në Mbretëri të Bashkuar, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 38-vjeçar i cili në vitin 2016, kreu marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, koordinimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u arrestua provizorisht, në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasi Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë.

38-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vitin 2016, ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur "Sofraçan", Bulqizë. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka mbetur e ...

17:00

Shtohet lista e vendeve që ndalojnë TikTok

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë vënë limite platformës TikTok, por këto qeveri nuk janë as të vetmet, as të parat. Në fakt, edhe vetë Kina e ka limituar platformën mja...

22:48

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI