Flash

(FOTO) Rama kujdeset të zhdukë Veliajn nga Facebook-u

Lapsi.al 2 May 2024
(FOTO) Rama kujdeset të zhdukë Veliajn nga Facebook-u

Ditën e sotme Erion Veliaj solli Edi Ramën në Bashki për rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi i Tiranës për Ali Ahmetin.

Rama deklaroi sot se në këtë godinë mund ta sillte vetëm Ali Ahmeti. Kjo nënkupton që po kërkon të rrijë larg Veliajt dhe Bashkisë së baltosur nga skandali i korrupsionit "5D" dhe së fundmi u kujdes edhe që të shmangë shpërndarjen e fotos së përbashkët me Veliajn.

Kjo "prerje" e Veliajt vjen në një periudhë kur aludohet se marrëdhëniet mes Ramës dhe Veliajt janë ftohur plotësisht.

Lexo më tej: Në dyert e SPAK/ E ka shitur, apo e mbron Rama Erion Veliajn 

Në Facebook, Rama ka postuar foton në të cilën ka qenë edhe Veliaj, por e ka prerë këtë të fundit, i pozicionuar në cep të fotos.  Shikoni fotot që ka postuar secili në Facebook-et respektive. ©Lapsi.al 

Fotoja që ka postuar Erion Veliaj:

Foto që ka postuar Edi Rama:

Lexo më tej: Ç’ndodhi brenda SPAK/ A kanë mbaruar punë prokurorët me Veliajn? 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI