Flash

Plagosen me armë zjarri 4 persona në Kosovë

Lapsi.al 1 May 2024
Plagosen me armë zjarri 4 persona në Kosovë

Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme si pasojë e një konflikti në Kosovë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lupç të Podujevës.

Mediat vendase rapportojnë se tre prej personave janë plagosur me armë zjarri dhe njëri me thikë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtënat me armë janë evidentuar në orën 16:00, ndërsa policia po heton rastin.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI