Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

E RRALLE/ 98-vjeçarja ukrainase eci 10 km për t’u shpëtuar rusëve

Lapsi.al 1 May 2024
E RRALLE/ 98-vjeçarja ukrainase eci 10 km për t’u

Për 98-vjeçaren ukrainase Lidiia Lomikovska, pushtimi i Rusisë është më i keq se Lufta e Dytë Botërore, të cilën ajo e kishte përjetuar. Ajo është mësuar t'u besojë instinkteve të saj.

Kjo është arsyeja pse kur forcat ruse hynë në fshatin e saj të lindjes, Ocheretyne në Ukrainën lindore, ajo dhe familja e saj vendosën se ishte koha për t’u larguar. Megjithatë, nën granatimet e rënda të rusëve, Lidiia u nda shpejt nga të afërmit e saj, kështu që filloi të ecte me pantofla.

“Unë mora një shkop dhe një dërrasë druri [për mbështetje] dhe u nisa. Këmbët më mbanin disi” - tha ajo për BBC. Ajo tha se arriti të udhëtonte 10 km derisa u gjet nga policia ukrainase.

Police handout Lidia Lomikovska's slippers

“Nuk na ka mbetur asgjë! Është e gjitha përmbys!" – tregon ajo atë që kishte parë në udhëtimin e saj. Fshati që ajo la pas po kthehej gradualisht në një peizazh ferri me afrimin e trupave ruse. Sa më shumë afrohen, aq më i fortë bëhet zjarri i artilerisë. Blloqe të tëra apartamentesh dhe shtëpi po kthehen ngadalë në rrënoja dhe pluhur.

The BBC speaks with Lidiia Lomikovska

“Kur nisa të ecja, më duhej të shtrihesha disa herë. Një moment humba ekuilibrin dhe rashë në bar. Më zuri gjumi, por më pas vijova të ecja” – tha Lidiia. Ajo shpjegon se një nga oficerët e policisë e pyeti se sa vjeç ishte. “Unë thashë që isha 48 apo 49 vjeç, ai nuk më besoi!” - tregon ajo duke qeshur.

Ajo u dërgua fillimisht në një strehë për pak pushim, përpara se të ribashkohej me mbesën e saj, Svitlana.

“Jam shumë e lumtur që gjyshja ime është këtu. Ne e kishim kërkuar për një kohë të gjatë!" - thotë Svitlana, e cila është ulur pranë Lidiia-s. "Unë nuk do ta përsëris më këtë" – thotë e moshuara. “Oh jo, mos e bëj më këtë!” - ishte reagimi i Svitlanës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI