Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Berisha thirrje mësuesve: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe kauza juaj

Lapsi.al 1 May 2024
Berisha thirrje mësuesve: Bashkohuni me ne, kauza jonë është

Sali Berisha u ka bërë thirrje mësuesve që të bashkohen me opozitën, pasi kauza të cilën ata kanë, rritjen e pagave, është e drejtë.

Sipas kryedemokratit, mësuesit guxuan të protestojnë tek kryeministria dhe nëse nuk u plotësohen kërkesat, kanë kërcënuar me grevë urie.

Pjesë nga fjala Berishes.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Nderimin më të madh për ju luftëtarë të pamposhtur të kauzës së drejtë.

Miqtë e mi, sot është 1 Maji.

Sot, një grup mësuesish guximtarë protestuan para kryeministrisë dhe kërcënuan për grevë urie për shkak të poshtërimit, të nënçmimit që regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës iu ka bërë atyre në këto 11 vite për shkak të rrënimit katastrofal të shkollës sonë.

Të dëbimit të butë të qindra mijëra nxënësve nga Shqipëria.

Për shkak të rënies së tmerrshme vertikale të cilësisë së arsimit në këto vite.

Por unë sonte kam një thirrje për të gjithë mësuesit e Shqipërisë.

Bëhuni luftëtarë të drejtë të kauzës suaj.

Ju sot jeni mësuesit më të keqpaguar në rajon dhe në Europë dhe mos harroni se në vitin 2013 ju ishit mësuesit më të mirëpaguar në rajonin tonë.

Por në qoftë se ju sot jeni mësuesit më të përçmuar dhe të keqpaguar, jeni të tillë sepse fondet e bollshme që ekzistojnë për 2 dhe 3 fishimin e rrogave tuaja, janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët aktualë.

Të dashur mësuese, mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shërbimeve të tjera, mbroni kauzën tuaj.

Kauza juaj është kauzë e drejtë.

Bashkohuni me ne, se beteja jonë kundër hajdutëve që zhdukin në bankat offshore, që zhdukin në pallate dhe hotele luksoze qindra milionë euro, është edhe kauza juaj.

Është kauzë e drejtë.

Të bashkuar ne firmosim të sigurt më shpejt fitoren që meritojmë.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bubq-Ishëm në fshatin Mazhë. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një avlli....

16:15

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Vrulli i rritjes së çmimeve të apartamenteve ndali mes-vitin e shkuar. Banka e Shqipërisë raporton se madje se në gjashtëmujorin e dytë të 2023-shit çmimet e ba...

18:04

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI