Flash

Berisha: Gjyqin Veliajt do ia bëjmë në sheshin “Skënderbej”

Lapsi.al 1 May 2024
Berisha: Gjyqin Veliajt do ia bëjmë në sheshin

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Berisha tha se protestat ndaj tij nuk do të ndalen pasi ai nuk e meriton të qëndrojë më në atë detyrë.

“Miqtë e mi, dje ishte dita e shpërfytyrimit të kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj. Dje ishte dita në të cilën ai doli para gjithë Shqipërisë dhe botës si një rrenacak ordiner. Si një shpifarak i neveritshëm. Por ndryshe hajduti më i madh i Tiranës nuk mund të jetë veçse si ai.

Dje, nga vrima e miut ku ishte futur, i rrethuar dhe i mbrojtur nga 1 mijë policë, çonte sharje dhe ultimatume. Por unë jam sot këtu para jush t’i them se nuk ka forcë në botë që të shpëton nga qytetarët. Jam para jush për t’u thënë skapistëve se nuk ka forcë që do u shpëtojë nga qytetarët. Jam para jush për t’i thënë Erion Velisë se vjedhjen e shekullit nuk e falim kurrë.

Jam para jush për t’i thënë Skrapit të partisë se vjedhja e shekullit do ju djegë në flakët e tij edhe ju. Erion Veliaj, je simboli më i degjeneruar, më i degraduar i hajnit dhe mashtruesit. Erion Veliaj, jep dorëheqjen se nuk ka forcë në botë që të të mbrojë ty. Se vendi yt, jo sot, por prej 4 vitesh duhej të ishte në qeli. Në qeli të thellë për vjedhjen e tmerrshme që i ke bërë Shqipërisë” – tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se Veliaj nuk do t’i shpëtojë dot vjedhjes që është bërë me inceneratorët.

“Erion Veliaj, kërkon të lash duart me djegësat. Por nuk je ti mo hajdut që i ke dërguar Shkëlqim Canit dhe më pas Arben Ahmetajt 5 shkresa, ku i kërkoje financimin e djegësit të Tiranës. A je ti apo është një tjetër ky? Po ke ti fytyrë, moral të lash duart pse të amnistojnë Dumanë dhe Zamanë, llumra të drejtësisë në Shqipëri dhe botë?

Po ke ti fytyrë, moral të përpiqesh të lash duart se të amniston Dumani yt, në një kohë kur ke vendosur firmën në emër të Këshillit Bashkiak pa e mbledhur atë? Ke firmosur në emër të Këshillit të Qarkut, pa e mbledhur atë. I ke dhënë 8 pikë me përfaqësuesit e tu, kompanisë që nuk ekzistonte mbi tokë. A nuk je ti, i zotuar me firmë dhe vulë se do mbikëqyrësh çdo punim, se do raportosh çdo muaj për situacionet e djegësit 130 milionë, që nuk ekziston as nam dhe as nishan, vetëm e vetëm se ti i çojë paratë në kontot e tua offshore o hajdut.

O hajdut që kërkon atë që do të marrësh. A nuk je ti o hajdut që duke vjedhur qytetarët e Tiranës, ke 5 vite që zbaton tarifën 29 euro, që është tarifa e djegies së plehrave, në një kohë që nuk ke djegur një kg?

A nuk je ti o hajdut i shpërfytyruar që ke marrë në dorë ndërmarrjen e dherave dhe inerteve, duke garantuar kështu 60 milionë euro të tjera për kompaninë tënde? Këto t’i fshehin Dumanë dhe Zamanë, por i garantoj se në pleh do përfundojnë edhe ata. Plehu, vendin e ka në pleh.

A nuk je ti mor rrenacak i pakarakter që u deklaron qytetarëve të Tiranës se ke mbjellë 1 milion pemë vetëm për të vjedhur tarifën e 1 milion fidanëve? A nuk je ti që ndërton shkolla me 8-fishin e standardit evropian dhe mësuesit numërojnë kafshatën dhe mezi mbyllin muajin? Thirri mor mendjes se nuk ka forcë në botë që të shpëton ty.

Erion Veliaj, në qoftë se do të shpëtosh, mos shko në Skap, por shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin Skënderbej. Dhe do gdhendin me germa të zeza emrin tënd në shtyllën e turpit të historisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bubq-Ishëm në fshatin Mazhë. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një avlli....

16:15

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI