Flash

Me doza kokaine gati për shitje në Berat, arrestohet djali, procedohet babai

Lapsi.al 30 April 2024
Me doza kokaine gati për shitje në Berat, arrestohet djali, procedohet

Një 34 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke shitur doza kokaine. U procedua penalisht edhe babai i tij pasi iu gjetën në banesë 600 euro të dyshuara false.

Njoftimi:

Shiste doza kokaine, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Procedohet penalisht babai i tij, sepse iu gjetën në banesë 600 euro të dyshuara false.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, vuri në pranga shtetasin H. H., 34 vjeç, si dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin T. H., 66 vjeç, të dy banues në Berat.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, ndërsa në banesën e 66-vjeçarit u gjetën kartëmonedha me vlerë 600 euro, cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Lënda narkotike dhe kartëmonedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Të këshilluara

Berat, makina përplas 37-vjeçarin

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kombinat të Beratit. Sipas raportimeve bëhet me dije se një mjet ka përplasur një 37-vjeçar me iniciale R.B i ci...

16:30

Mbyllet protesta e opozitës kundër Veliajt

Ka përfunduar protesta e e opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në orën 11:00. Qytetarët u mblodhën ditën...

20:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI