Flash

Krimi që tronditi Maqedoninë, Turqia do të ekstradojë të dyshuarin kryesor për ngjarjen

Lapsi.al 30 April 2024
Krimi që tronditi Maqedoninë, Turqia do të ekstradojë

Një gjykatë në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, për ekstradimin e Lupço Palevski Paços, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74 vjeçarit Panço Zhezhovski.

Lajmin e bëri të ditur, ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Lupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”– është shprehur Lloga.

Prokuroria maqedonase ka njoftuar se procedura e ekstradimit do të kryhet nga ministria e Punëve të Brendshme. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit.

Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë, ishte arrestuar nga policia turke në qytetin Balikesiri. Ndër personat e dyshuar për vrasjen e 14 vjeçares është edhe babai i saj. Trupi i pajetë i të miturës u gjet në një zonë të braktisur në Shkup.

Të këshilluara

Berat, makina përplas 37-vjeçarin

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kombinat të Beratit. Sipas raportimeve bëhet me dije se një mjet ka përplasur një 37-vjeçar me iniciale R.B i ci...

16:30

Mbyllet protesta e opozitës kundër Veliajt

Ka përfunduar protesta e e opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në orën 11:00. Qytetarët u mblodhën ditën...

20:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI