Flash

Dibër, procedohen penalisht 4 shtetas pasi ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit

Lapsi.al 30 April 2024
Dibër, procedohen penalisht 4 shtetas pasi ushtronin aktivitet të

Procedohen penalisht 4 shtetas pasi ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit banues në Peshkopi. Policia gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qera nga shtetasit B.N dhe R.M u gjetën së bashku me dy shtetasit e tjerë duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas.

Sekuestrohen celularët që përdornin.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen kësaj veprimtarie. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.N., 34 vjeç, R.D., 50 vjeç, R.M., 24 vjeç dhe D.R., 47 vjeç, banues në Peshkopi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qera nga shtetasit B.N., dhe R.M., u gjetën sëbashku me dy shtetasit e tjerë duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

Të këshilluara

Bashkia e Tiranës sulmohet sërish me molotov

Është përshkallëzuar situata në protestën përpara Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov përpara godinës së Bashkisë. Kjo nuk është hera e par...

17:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI