Flash

Detaje/ Për çfarë po pyetet Veliaj prej 5 orësh në SPAK

Lapsi.al 30 April 2024
Detaje/ Për çfarë po pyetet Veliaj prej 5 orësh në

Sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur në SPAK, ku prej 5 orësh po jep shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës po jep shpjegime për aferën e inceneratorëve, në cilësinë e personit që ka dijeni.

"Veliaj po pyetet për aferën e inceneratorëve. Ai priti për 45 minuta, derisa u thirr nga prokurorët. Veliaj është pyetur për rolin e tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegimë për inceneratorin. Deri tani për inceneratorin e Tiranës janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Veliaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën. Prokurorët i kishin paraqitur fletë thirrje Veliajt që të paraqitet në SPAK. Çdokush që thirret në SPAK paraqitet nervoz, kur vjen në Strukturën e Posaçme. Veliaj përflitet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por ai nuk është së paku deri tani nën hetim." - u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI