Flash

Berisha: Dumani e amnistoi Veliajn, sot pranoi se është bashkëpunëtor me ta

Lapsi.al 30 April 2024
Berisha: Dumani e amnistoi Veliajn, sot pranoi se është

Ish-kryeministri Sali Berisha i kushtoi një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij, thirrjes në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

“Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë. Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë. E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.

Ky kryehajdut i bashkisë. Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët. Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta. Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit” – tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit SPAK e ka amnistuar Veliajn nga afera e inceneratorëve.

“Erion Veliaj është i amnistuari i madh i Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale. Ai u thirr sot atje falë meritës suaj, sepse Dumani e di se po i vjen shpejt radha. Erion hajduti është njeriu që me firmë të tij ka vendosur për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

Erion hajduti ka dërguar 5 shkresa në Ministri të Financave për djegësin. Erion hajduti me hajdutët e tij është pronari i djegësit të Tiranës. Erion hajduti ka propozuar bonusin me 8 pikë për kompaninë që nuk ekzistonte.

Të gjitha këto i ka shkruar vetë Dumani në aktakuzën që i bën Arben Ahmetajt. Por, i përdor për të arrestuar Arben Ahmetajn, se kur vjen puna te dosja e Bashkisë së Tiranës, Altin Damani nuk guxon të përmende një herë të vetme emrin e Erion Veliajt.

Erion Veliaj i thotë Arben Ahmetajt se do paguajë bashkia shpenzimet për djegësin. I shkruan Arben Ahmetajt me kompetenca që nuk i kishte se këshilli është dakord, në një kohë që nuk e kishte mbledhur këshillin kurrë.

Por me këtë falsifikim, Erion hajdutin e fali, e amnistoi Altin Dumani, Altin Veliaj, në këtë kohë kur këto argumente i përdori për të arrestuar Arben Ahmetajn që e kundërshtoi 5 herë Erion Veliajn” – tha ndër të tjera Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI