Flash

Scholz: Realiste që Mali i Zi të hyjë në BE pas 4 vitesh

Lapsi.al 29 April 2024
Scholz: Realiste që Mali i Zi të hyjë në BE pas 4 vitesh

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka pritur Kryeministrin e Malit të Zi në zyrën e tij në Berlin. Në një postim në X pas takimit, Scholz ka shkruar se Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Asnjë vend tjetër në Ballkan aktualisht nuk është më i përcaktuar për progres për krijimin e kushteve për t’u anëtarësuar në BE. Gjatë vizitës së tij në Berlin e sigurova Kryeministrin Spajic për mbështetjen tonë në këtë rrugë” ka shkruan Scholz.

Në konferencën për media Kancelari ka thënë se “asnjë nga vendet e shumëta që synojnë anëtarësimin në BE nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike”.

Por kancelari u pyet, a mund anëtarësohet Mali i Zi pas katër vjetësh?

"Bëhet fjalë edhe për arritjet e secilit vend, pra sa i ka plotësuar parakushtet për shtetin e së drejtës, demokracinë, ekonominë e tregut dhe bashkëjetesën sociale. Parakushti është përmbushja e kushteve europaine. Por unë jam i impresionuar me ambicien dhe shpejtësinë. Dhe mendoj se është një ambicie realiste. Ne do të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë për këtë” ka premtuar kancelari.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI