Flash

Gazetarja shqiptare: Ç’më tha drejtuesi i RAI 3 për emisionin për Shqipërinë

Lapsi.al 29 April 2024
Gazetarja shqiptare: Ç’më tha drejtuesi i RAI 3 për

Njoftimi i “Rai 3” se pas transmetimit të pjesës së parë të një reportazhi për Shqipërinë dhe marrëveshjes për emigrantët në emisionin “Report” do të kishte edhe një emision të dytë, të dielën që kaloi krijoi shumë pritshmëri. Vetë drejtuesi i emisionit, Sigfrido Ranucci deklaroi se do të shiheshin të dielën në mbrëmje, por të dielën në mbrëmje u dha vetëm një përmbledhje e dokumentarit të parë dhe asgjë më shumë.

Ishin të shumtë ata që ngritën pyetjen përse “Rai 3” zhduku një reportazh të paralajmëruar duke mos munguar as aludimet. Gazetarja shqiptare Alba Kepi që punon në Itali thotë se ka zhvilluar një bisedë me gazetarin italian Ranucci i cili e ka autorizuar që të japë disa përgjigje të tij për mediat shqiptare.

“Unë sot kam zhvilluar një bisedë të gjatë me kolegun Ranucci, i cili më ka autorizuar që të jap disa përgjigje të tij dhe për mediat shqiptare. Pyetja e parë ishte se “a ekziston një vijimësi të asaj që është dokumentuar?”. M’u përgjigj se ekziston një reportazh i dytë. I thashë “a je censuruar për ta transmetuar” dhe më tha “absolutisht jo, rrini të qetë sepse pas 2 ose 3 javësh maksimumi do të ketë pjesën e dytë të këtij raportazhi”.

Italia është në prag të hapjes së fushatës elektorale të fushatës së zgjedhjeve evropiane dhe duke qenë se është një emision investigativ që trajton disa rubrika dhe disa tema me ndjeshmëri për publikun italian, kanë precedencë përpara çështjes shqiptare pasi hymë në një heshtje apo fushatë elektorale, e cila ai tha “se na ka detyruar për të bërë disa zgjedhje dhe kjo nuk do të thotë se nuk do ta transmetojmë”.

Justifikimi i tretë dhe përgjigjja që i ka dhënë një shqiptari që e ka pyetur, është se janë në negociata për të arritur dakordësi për një marrëveshje me Kryeministrin Edi Rama që të jetë në pjesën e dytë të intervistës. Emisioni nuk është live, mendoj se po përpiqen që ta kenë brenda pjesës së dytë. E pyeta se si e ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama. Ai më tha që “deklaratat e Kryeministrit Rama janë të forta karshi meje dhe pothuajse lincuese karshi punës së gazetarit” – tha gazetarja në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48