Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Elisa nuk zhgënjen "Skënderbeun", e lexon dhe interpreton bukur memon e Kryeministrisë për debatin mbi emisionin në RAI 3

Lapsi.al 29 April 2024
Elisa nuk zhgënjen "Skënderbeun", e lexon dhe interpreton

Debatet për emisionin e transmetuar nga “Rai 3” nuk kanë munguar as në seancën plenare të ditës së sotme.

Shpifje dhe mashtrime i cilësoi Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali, ndërsa u ndal tek vendimi i RAI-t mbrëmjen e shkuar për të mos transmetuar emisionin e radhës për Shqipërinë.

Lapsi.al mëson nga burime në Kryeministri se për këtë çështje, deputetëve dhe përfaqësuesve të mazhorancës nëpër debate televizive, iu është përgatitur një memo e gatshme me argumenta nga Kryeministria.

Elisa Spiropali ishte e para në Parlament sot që mori fjalën për këtë çështje fill pas akuzave të Gazment Bardhit. Ja çfarë thotë Spiropali.

“Hataja ndodhi edhe një herë si përherë. E bleu dhe Rain ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë departamentin amerikan të Shtetit, shtypin suedez. Ky diktator i Tiranës siç ka blerë 9 fitore elektorale dhe do të fitojë edhe tjetrin në prag, që shet Shqipërinë për të blerë vota, që shet edhe thesaret për të blerë ndërkombëtarët mund t’i ketë çuar Rai-n 70 meleon euro, nga ato që kanë tepruar për të blerë Melonin. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht.

Këtu zë fill marrëzia e atyre që kanë humbur fillin sipas drejtorisë së përgjithshme të kanalizimeve të zeza mediatike që edhe Rai qenka shitur. Meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska sjellë ambalazhin italian mbi fytyrën e Shqipërisë për të derdhur në shtëpinë e italianëve njësoj siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve. Drejtuesit i RAI3 nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër vetëm se programi do të vazhdojë të merret për emigrantët por pa hedhur asnjë gram baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që edhe RAI të shpallet i shitur", tha Spiropali.

"Shpifje e mashtrime...Hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Edhe kësaj radhe historia kokëpërmbyset”, shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI