Flash

PAMJE TE RENDA/ Del video e atentatit ndaj shqiptarit në Bruksel

Lapsi.al 29 April 2024
PAMJE TE RENDA/ Del video e atentatit ndaj shqiptarit në Bruksel

Një 44-vjeçar shqiptar u qëllua me αrmë zjarri në një kafene mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel.

“Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën”, - njoftoi policia.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet një burrë me kapuç që ka kaluar para viktimës dhe në një moment është kthyer me shpejtësi dhe më pas ka qëlluar 4 herë. Dy nga plumbat e kapën viktimën në kokë. Më pas autori u largua me shpejtësi. Viktima i identifikuar si Agustin Kaza ndodhet në gjendje kritike për jetën, njoftoi prokuroria e Brukselit përmes një komunikate për media.

“Prokuroria publike e Brukselit ia ka referuar një gjyqtari hetues akuzën për atentat në tentativë. Në vendngjarje ka dalë gjyqtari hetues i shoqëruar nga zëvendësprokurori i Mbretit në detyrë dhe laboratori i policisë gjyqësore federale në Bruksel.

Hetimi, i cili iu besua seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel, është në vazhdim, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta të këtyre fakteve, kontekstin e tyre dhe kapjen e autorit(ve)”, - njoftoi prokuroria belge.

Kaza ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore. Edhe policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI