Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Shqiptari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Dyseldorf

Lapsi.al 28 April 2024
Shqiptari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Dyseldorf

Një 38-vjeçar u vra pas një sherri në një lokal në Düsseldorf në orët e para të mëngjesit të së dielës. Autori i vrasjes është një shqiptar nga Kosova i cili është arrestuar nga policia. Mediat gjermane shkruajnë se të shtënat u raportuan në orën 2:45 të mëngjesit. Sipas të dhënave fillestare të policisë, ka pasur një mosmarrëveshje mes një burri dhe pronarit në një lokal.

Më pas debati ka vazhduar jashtë derës së lokalit. Në fund, klienti qëlloi disa herë në drejtim të pronarit. Më pas mësohet se autori është futur sërish në lokal. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes mundën të arrestonin pa rezistencë personin që qëndronte para derës me armën e zjarrit në dorë. Sipas policisë bëhet fjalë për një  52-vjeçar nga Kosova me banim në Gjermani.

Për të sqaruar rrethanat janë duke u zhvilluar hetime të mëtejshme, tha një zëdhënës i policisë. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe mjekëve, 38-vjeçari nuk mundi të shpëtojë. Sipas të dhënave është përdorur vetëm një armë, pra nuk ka pasur shkëmbim zjarri. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI