Flash

I vunë tritol në banesë, zbardhet dëshmia e gjyqtarit në Shkodër

Lapsi.al 28 April 2024
I vunë tritol në banesë, zbardhet dëshmia e gjyqtarit

Është zbardhur dëshmia e gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj para policisë për tritolin e vendosur në portën e banesës së tij. Mësohet se Sterkaj para uniformave blu ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz. Ai ka theksuar se dyshimet në lidhje me tritolin në banesë, i ka te profesioni i tij si gjyqtar.

Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër, në banesën e gjyqtarit Sterkaj. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI