Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

“Daily Mail”: Një shqiptaro-britanik po mbahet në burgjet serbe të ferrit

Lapsi.al 28 April 2024
“Daily Mail”: Një shqiptaro-britanik po mbahet në burgjet

Një shtetas britanik i sëmurë rëndë po mbahet “gabimisht” në një burg “ferri” serb, i akuzuar për krime lufte. Familja e tij pretendon se ai u ndalua gjatë një arrestimi masiv në një pikë kufitare. Sadik Duraku, 53 vjeç, me origjinë nga fshati kosovar i Demjanit, u ndaluar duke kaluar në pikën kufitare Batrovc mes Serbisë dhe Kroacisë pasi kishte vizituar familjen e tij javën e kaluar. Ai u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua për pjesëmarrje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e shkeljeve gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse në vitin 1998 ai ndodhej në Britani ku kishte aplikuar për azil dhe nuk u largua më nga vendi deri në vitin 2004.

Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb Aleksander Vuçiç për kryerjen e një marifeti politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe rajonit të pavarur të Kosovës. Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij Suzana shkruan: “Një ditë pasi Kosova bëri një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Serbia ndaloi qindra kosovarë dhe shqiptarë në pikën e kalimi të kufirit serb. Një nga ato viktima ishte babai im, Sadik Duraku, një shtetas britanik që jetonte në Brighton. Ndërsa të tjerët janë liruar, babai im mbetet në paraburgim. Ai po mbahet me pretendime të rrejshme se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999, pretendimet e tyre thonë se ai ka kryer krime lufte gjatë kohës së pretenduar në vitin 1999”.

Ajo shtoi se kjo ishte e pamundur pasi babai i saj, së bashku me të dhe familjen e saj, kishin kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar që në 1998.

[caption id="" align="alignnone" width="634"] Sadik Duraku me familjen e tij[/caption]

“Procesi i azilit nënkupton se ne nuk mund të largohesh nga Britania e Madhe deri në vitin 2004. Në këtë moment kritik, Sadiku dhe familja jonë kërkojnë prova të prekshme për të hedhur poshtë këto akuza të pabaza dhe kanë nevojë për mbështetje me sigurimin e një vëzhguesi në Serbi për të garantuar procedura të drejta dhe sigurinë e tij. Prandaj, dokumentimi i kërkesave tona për azil dhe lëvizjeve brenda Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1998 deri në vitin 1999 është jetik. Zyra e Brendshme Britanike duhet ta ketë këtë informacion dhe, së bashku me Ambasadën Britanike, duhet të jetë në gjendje të caktojë një vëzhgues.

Ajo që na duhet gjithashtu është presioni nga Britania e Madhe për të liruar babanë tim. Ai është i sëmurë me sëmundje të zemrës. Ai pati një atak në zemër në vitin 2021 dhe pësoi një arrest kardiak. Deri më sot, ai vuan nga ky atak në zemër dhe ka rrjedhje të valvulës dhe presion të lartë të gjakut. Ne shqetësohemi se stresi dhe kushtet do ta përkeqësojnë gjendjen e tij. Ai po mbahet edhe 30 ditë të tjera para se të shkojë në gjykatë. Kam frikë se çfarë do të vijë pas kësaj” – thotë ajo.

[caption id="" align="alignnone" width="634"] Sadik Duraku[/caption]

Qindra njerëz u ndaluan për më shumë se 15 orë gjatë incidentit të 17 prillit, përfshirë edhe disa zyrtarë policorë. Vuçiç është akuzuar se kërkon të imitojë aleatin Vladimir Putin duke nxitur tensionet me Kosovën. Duraku, drejtor i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm. Një burim tha: “Është një situatë shumë serioze. Është një qendër kujdestarie si ferr”.

Ka pasur disa raporte për krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të drejtuara ndaj serbëve, shqiptarëve etnikë të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet serbe dhe pakicave të tjera etnike kryesisht romët. UÇK-ja ishte një grup militant i shqiptarëve etnikë në Kosovë, i krijuar në fillim të viteve 1990. Nga viti 1996, anëtarët e saj kryen sulme ndaj stacioneve policore serbe dhe objektivave të tjera.

[caption id="" align="alignnone" width="634"] Një ushtar i UÇK-së[/caption]

Forcat serbe u përgjigjën duke goditur popullsinë etnike shqiptare të Kosovës, duke bastisur fshatrat dhe duke i tërhequr zvarrë njerëzit nga shtëpitë e tyre. Sipas një raporti të vitit 2001 nga Human Rights Watch, UÇK-ja “ishte përgjegjëse për abuzime të rënda... duke përfshirë rrëmbimet dhe vrasjet e serbëve dhe shqiptarëve etnikë të konsideruar si bashkëpunëtorë të shtetit. Elementë të UÇK-së janë gjithashtu përgjegjës për sulme të pasluftës ndaj serbëve, romëve dhe joshqiptarëve të tjerë, si dhe rivalëve politikë shqiptarë etnikë” – shton raporti.

Ai pretendonte gjithashtu se UÇK-ja ishte përgjegjëse për “djegien dhe plaçkitjen e gjerë dhe sistematike të shtëpive që u përkasin serbëve, romëve dhe pakicave të tjera dhe shkatërrimin e kishave dhe manastireve ortodokse... të kombinuara me ngacmimin dhe frikësimin e krijuar për t'i detyruar njerëzit nga shtëpitë dhe komunitetet... elementët e UÇK-së janë qartazi përgjegjës për shumë nga këto krime”. ©Marrë nga Daily Mail, përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI