Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Policia zvicerane arreston sërish 10 shqiptarë dhe serbë në klube të natës

Lapsi.al 27 April 2024
Policia zvicerane arreston sërish 10 shqiptarë dhe serbë në

Gjatë një bastisjeje në një klub në Sennwald SG, policia zvicerane e St. Gallen arrestoi dhjetë persona, përfshirë drejtorin menaxhues. Të arrestuarit raportohen për shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin, njofton gazeta zvicerane në shqip Le canton27.ch duke iu referuar burimeve të policisë kantonale.

Policia kantonale e St. Gallen arrestoi dhjetë persona gjatë një kontrolli në një klub në Sennwald SG. Ata kanë shkelur ligjin për të huajt dhe integrimin, siç ka njoftuar dje policia.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton nga policia kantionale ka mësuar se të arrestuar janë gra të moshës 25 deri në 53 vjeç me shtetësi nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria.

Me personat e arrestuar do të merret prokuroria publike në kantonin St. Gallen për të cilën edhe Zyra përgjegjëse e migracionit po shqyrton masat sipas ligjit të migracionit.

Mes të arrestuarve janë edhe dy drejtorët menaxhues të klubit, një serb 49 vjeç dhe një malazez 48 vjeç, të cilët kanë punësuar ilegalisht shtetas të vendeve të treta.

Policia gjatë kontrollit të së enjtes ka arrestuar edhe shtatë gra dhe një burrë, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Zvicër dhe se kanë punuar pa leje të vlefshme pune.

Tani është e nevojshme të sqarohet më tej se çfarë lloje shërbimesh ofronin këngëtarët dhe kërcimtarët e gjetur në klub, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, citon Le Canton27.ch.

Zvicra i ka shpallur luftë krimit e organizuar.

Duhet kujtuar se para një jave, 18 prill, polcia zvicerane pati ndërmarrë një aksion të ngjajshëm në 13 lokale, klube nate në Cyrih duke vënë në pranga 47 persona, ku ne mesin e tyre kishte edhe këngëtarë dhe persona të tjerë shqiptarë, duke ju konfiskuar pistoleta, municione, një shkop bejsbolli, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI