Flash

Po vjen gripi i shpendëve! Veterineri: Mund të shkaktojë dëme ekonomike

Lapsi.al 27 April 2024
Po vjen gripi i shpendëve! Veterineri: Mund të shkaktojë

Pandemia e gripit të shpendëve H5N1, e cila ka alarmuar Europën dhe jo vetëm, duket se po troket edhe në vendin tonë, por me një ndryshim të vetëm, që ne reagojmë vetëm kur ndodh shpërthimi epidemik dhe shkakton dëme ekonomike. Epdeimologet veterinere kërkojnë të rritet monitorimi i shpendëve të egër që në këtë periudhë shtegtojnë në vendin tonë.

“Për momentin vendet më të afërta që kanë praninë e virusit në rajonin tonë janë Bullgaria dhe Rumania. Zakonisht virusi shfaqet tani në pranverë, deri në fund të verës. Me ardhjen e shpendëve transportojnë edhe virusin e shpendëve”, tha dr Kujtim Mersini, epidemiolog, veteriner dhe pedagog në UBT. Veterinerët tanë e kanë të pamundur të monitorojnë lagunat ku vijnë e ndalen shpendët e egra pasi nuk kanë automjete. Ndërkohë që vetëm para dy vitesh gripi shpendëve orteku tre pularitë më të mëdha në vend duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Risku është gjithmonë i lartë, na u prekën pularitë më të mëdha në vend, dëmi ekonomik ishte shumë i madh. Risku është gjithmonë pranë, sepse shpendët e egra nuk i kontrollojmë dot”, tha Mersini. Edhe pse njihet si një grip që prek vetëm shpendët H5N1 ka alarmuar organizatën botërore të shëndetësisë pasi ka ndryshuar sjellje duke prekur gjitarët

Të këshilluara

Protesta kundër Veliajt, tjetër i arrestuar

Një person është vënë në pranga pas protestës së djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dh...

10:32

Çfarë ndodh me motin sot

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike realaivisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të...

08:28

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI