Flash

Ngritën sera me kanabis në Berat, gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Lapsi.al 27 April 2024
Ngritën sera me kanabis në Berat, gjykata lë në burg 6

Caktohet nga Gjykata e Posaçme masa e sigurisë për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët kishin ngritur serat me kanabis në fshatin Rërëz të Beratit dy vite më parë. Mësohet se Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 6 të arrestuarit.

Gjykata ka lënë në burg Sadetin Hasaj, Lulëzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi dhe Adiol Çifliku. Për këta persona vendimi i arrestit u ekzekutua më 24 prill nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa 3 janë ende në kërkim pasi gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre.

SPAK identifikon dhe rolin e secilit prej të arrestuarve

I arrestuari Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe shfaqet "si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa" informon SPAK.

I arrestuari Arben Vrapi banues në Drenovicë, Berat 'ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve'

I arrestuari Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe 'bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera'

I arrestuari Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe "shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë,Berat."

Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe dhe Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, Berat të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore.

"Të arrestuarit e lartpërmendur dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, për ngjarje të verifikuar më datë 10.11.2022, në fshatin Rërëz (Berat), ku në një territor të hapur, u gjetën të ngritura 4 sera të mbyllura me plastmas, në sipërfaqen e të cilave u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave, tek të cilat u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871.4 (tetëqind e shtatëdhjetë e një) kg, kërcej bimësh e pleh kimik, peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë, armë zjarri, aparate celularë, që i’u sekuestruan, ku u arrestuan dhe po hetohen edhe aktualisht me masa të ndryshme sigurie 11 (njëmbëdhjetë) persona. Gjithashu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 persona të gjinisë femërore'

Krahas arrestimeve u kryen dhe kontrolle banesash në zonën e Malësisë së Madhe, Niklës së Fushë-Krujës, Shkodrës, Lezhës, Beratit, Kuçovës

Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llampa) dhe mushama reflektuese. Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën 33 aparate celularë, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete.

Të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, por vazhdon të hetohet për fakte të tjera penale, apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI