Flash

Si ndryshon moti në fundjavë

Lapsi.al 26 April 2024
Si ndryshon moti në fundjavë

E shtuna është dita e fundit me vranësira pasi të dielën do të rriten vlerat termike. Sinoptikanët parashikojnë që termometri do të shënojë 28 gradë.

“Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit. Vlera e temperaturave do të jetë 24-25 gradë celsius. Jo vetëm fundjava, por edhe fillimjava do të sjellë rritje temperaturash, të cilat do të shkojnë deri në 28 gradë”, tha meteorologu Akil Osmani.

Ndërsa muaji maj do të jetë disa gradë mbi vlerat normale, ndonëse disa ditë do të shoqërohen me vranësira apo reshje shiu. “Ndërkohë në muajin maj duke qenë se mbetet një muaj i pranverës, do të ketë herë pas here ditë që do të kemi prezente vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut. Por edhe freskim të temperaturave, por jo si në javën që lamë pas”, -tha Osmani.

Ajo që pritet këtë fundjavë janë disa re afrikane që do të sjellin rritje të ndjeshme të vlerave termike, por jo retë e pluhurit siç ndodhi disa javë më parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI