Flash

Raportohet se Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore

Lapsi.al 26 April 2024
Raportohet se Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa

Spanja do t’ia dërgojë Ukrainës një numër të vogël të raketave kundërajrore të sistemit Patriot, pas trysnisë nga aleatët e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO për t’i dhënë Kievit më shumë ndihmë ushtarake, u raportua të premten.

Duke qenë se Rusia i ka shpeshtuar dukshëm sulmet ajrore në Ukrainë, qeverive të BE-së u është kërkuar ta ndihmojnë Kievin me më shumë kundërajrorë për ta mbrojtur veten.

Në veçanti kjo vendeve si Greqia dhe Spanja, të cilat kanë armë të tilla në arsenalin e tyre.

Duke i cituar burimet qeveritare, gazeta El Pais raportoi se Spanja e ka hedhur poshtë mundësinë t’i dërgojë Ukrainës sisteme kundërajrore Patriot, por ka thënë se do ta furnizojë atë me raketa që përdorën nga ky sistem kundërajror.Vendet evropiane, të cilat zotërojnë sisteme kundërajrore Patriot, po ngurrojnë t’ia japin Ukrainës ndonjë prej tyre. Ukraina ka shumë nevojë për së paku shtatë Patriotë për t’i frenuar sulme ajrore ruse.

Forca ajrore e Rusisë është shumë më e fuqishme se ajo e Ukrainës, por kundërajrorët e sofistikuar të aleatëve perëndimorë të Kievit mund të përbëjnë kërcënim të madh për aviacionin rus.

Patriotët janë kundërajrorë raketorë të cilët mund t’i godasin avionët luftarakë, raketat lundruese dhe raketat balistike me rreze të shkurtra veprimi.

Përparësi e rëndësishme e këtyre kundërajrorëve të prodhuar nga SHBA-ja, përveç efikasitetit të tyre, është edhe fakti se trupat ukrainase janë të stërvitura se si t’i përdorin ata..REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI