Flash

Kundërshtoi politikën ndaj Gazës, dorëhiqet zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në gjuhën arabe

Lapsi.al 26 April 2024
Kundërshtoi politikën ndaj Gazës, dorëhiqet

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në gjuhën arabe ka dhënë dorëheqjen, duke përmendur mospajtimin e saj me politikën e Uashingtonit në lidhje me luftën në Gazë. Kjo është dorëheqja e tretë në Departamentin e Shtetit në lidhje me luftën në Gazë.

Në faqen e Departamentit të Shtetit në internet shkruhet se Hala Rharrit ishte gjithashtu zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Rajonale të Medias në Dubai dhe iu bashkua diplomacisë amerikane në vitin 2006.

“Kam dhënë dorëheqjen në prill 2024, pas një karriere 18-vjeçare, për të kundërshtuar politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Gazës”, shkroi ajo në rrjetin e mediave sociale LinkedIn.

I pyetur në lidhje me dorëheqjen, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha gjatë një konference shtypi se departamenti ka kanale të caktuara për punonjësit që të shprehin pikëpamjet e tyre kur nuk pajtohen me politikat e qeverisë.

Pothuajse një muaj më parë, Annelle Sheline me zyrën e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut njoftoi dorëheqjen e saj. Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Josh Paul, dha dorëheqjen në tetor. Një zyrtar i lartë në Departamentin e Arsimit, Tariq Habash, i cili është palestinezo-amerikan, dha dorëheqjen në janar.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me kritika ndërkombëtare dhe nga grupe të drejtave të njeriut lidhur me mbështetjen ndaj Izraelit, ndërsa ai vend vazhdon sulmin ushtarak në Gazë kundër grupit Hamas. Dhjetëra mijëra njerëz njoftohet se kanë humbur jetën nga luftimet që kanë shkaktuar një krizë humanitare. Ka patur njoftime për mospajtime brenda administratës së Presidentit Joe Biden, ndërsa rritet numri i viktimave në luftën në Gazë.

Në nëntor, më shumë se 1000 zyrtarë të Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), pjesë e Departamentit të Shtetit, nënshkruan një letër të hapur me thirrjen për armëpushim të menjëhershëm.

Protesta kundër luftës në Gazë janë përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, aleati më i rëndësishëm i Izraelit. Grupi islamik palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite. Izraeli ka vrarë mbi 34,000 njerëz në Gazën e qeverisur nga Hamasi, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës. Lufta ka shkaktuar lëvizje masive të popullsisë, uri, dhe akuza për gjenocid ndaj Izraelit, të cilat ai vend i hedh poshtë./VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI