Flash

Bardhi: Emri i Ramës në dosjen belge "Shqiponja e zezë" të pastrimit të parave

Lapsi.al 26 April 2024
Bardhi: Emri i Ramës në dosjen belge "Shqiponja e zezë"
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas një artikulli në mediat belge ku thihet se gjatë një procesi gjyqi për një grup kriminal të quajtur “Shqiponja e Zezë” të lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të pista në Shqipëri me ndihmën e politikavenëve të lartë përmendet edhe emri i Edi Ramës. “Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës”, - shkroi Bardhi në rrjetet sociale duke iu referuar artikullit.  Më 18 prill, prokuroria belge kërkoi dënimin me 10 vjet burg për shqiptarin Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale të lidhur me një organizatë të ngjashme me qendër në Majorka të Spanjës. “Prokurori pohoi gjithashtu se Arben I. ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama” – thuhet në shkrimin e rtl.be. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FNSH kontrolle në Fushë Krujë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Fushë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika kontrolli në disa prej akseve kryes...

19:49

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI