Flash

Vodhi makinën në Durrës, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 25 April 2024
Vodhi makinën në Durrës, arrestohet 37-vjeçari në

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Ditën e sotme pasi kreu manovra të rrezikshme, me mjetin që sapo kishte vjedhur. Gjithashtu nga verifikimet e kryera rezultoi se 37-vjeçari me iniciale R.Sh ishte në kërkim nga Policia e Durrësit për vjedhje. Makina tip “Ford”, që drejtonte i arrestuari ishte në pronësi të një 70-vjeçari me iniciale I.D, që jetonte në lagjen “10 Korriku” në Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që sapo kishte vjedhur, arrestohet 37-vjeçari. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte në kërkim nga Policia e Durrësit, gjithashtu për vjedhje. Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër, sapo është njoftuar se shtetasit I. D., 70 vjeç, i kishin vjedhur automjetin tip “Ford”, në lagjen “10 Korriku”, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. Sh., 37 vjeç. Ai u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI