Prokuroria nisi hetimet për Begonia Gomez, e cila dyshohet se është përfshirë në disa çështje korrupsioni. Hetimet nisën pas akuzave të hedhura nga organizata “Manos Limpias" (Me duar të pastra), se 49-vjeçarja kishte ngritur një skemë korruptive për të përfituar para nga firma private, si agjencia turistike Globalia apo Air Europe, në këmbim të kontratave për shërbime publike që ato lidhinin me qeverinë e drejtuar nga bashkëshorti i saj. Sipas portalit investigativ “El Confidencial”, Gomez i përfitonte paratë në formë sponsorizimi nga firmat për temën e saj të diplomës. Sançez hodhi poshtë akuzat, ndërsa tha se organizata që kreu hetimin, drejtohet nga Migel Bernat, i njohur për lidhje me ekstremin e djathtë në Spanjë, i dënuar me 4 vite burg në 2021 për zhvatjen e disa bizneseve të mëdhenj, por i liruar nga Gjykata e Lartë muajin e kaluar për mungesë provash. ©LAPSI.alDear @sanchezcastejon! It is a privilege to have your friendship and the opportunity to work with you in these turbulent times for the values and principles we believe in and fight for. Having you as the leader of our socialist movement means being guided in our endeavors by a…
— Edi Rama (@ediramaal) April 25, 2024