Flash

Jorida Tabaku s'do të shkojë në protestën kundër Veliajt: Ne nuk e kemi betejën me godinat...

Lapsi.al 25 April 2024
Jorida Tabaku s'do të shkojë në protestën kundër

E ftuar në emisionin “Debat”, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se nuk është dakord me sulmet me molotovë te Bashkia e Tiranës, por është e mendimit se opozita do duhet të flasë me qytetarët të shpjegojë me detaje se si ka funksionuar kjo skemë dhe se çfarë opozita do duhet të bëjë në këtë rast.

Për këtë qëndrim të saj, ajo tregon se e ka diskutuar me kolegët e saj, duke theksuar se ato po bëjnë çdo përpjekje për të ngritur frymën e opozitarizmit që sot mungon.

“Ajo tregon kulturën që është rrënjësor, nuk ka abuzim më të madh se ajo që ka ndodhur me skemën që ka përdorur Bashkia e Tiranës në këtë rast, të cilët ka pasur edhe raste të agresionit, nuk na e kanë fajin godinat, ne nuk e kemi betejën me godinat, e kuptoj që ka qytetar që duhet ta shprehin në këtë mënyrë, por unë besoj që duhet të punojmë me njerëzit, për të shpjeguar këtë skemë, për të treguar se çdo bëjmë ndryshe, për të ngritur frymën e opozitarizmit që sot mungon”, tha Tabaku.

Ajo zbuloi se nuk do jetë nesër në protestë dhe për këtë tregon arsyen.

“Do jem në takim me të gjithë përfaqësues të profesioneve të lira që e kam vendosur kohë më parë, për të diskutuar se si do vijohet me padinë në Gjykatën Kushtetuese”, përfundoi Tabaku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI