Flash

Ish-komandanti i UÇK-së lirohet nga akuza për krime lufte

Lapsi.al 25 April 2024
Ish-komandanti i UÇK-së lirohet nga akuza për krime lufte

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Jahir Demaku janë liruar nga akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.

Aktgjykimi ndaj Selimit dhe Demakut është shpallur sot nga gjykatësi Ngadhnjim Arrini, raportojnë mediat e Kosovës.Sipas gjykatësit Arrini, të akuzuarit janë liruar nga akuza pasi nuk është vërtetuar se ata kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin nga PSRK-ja.

Selimi e Demaku akuzoheshin për keqtrajtimin e një personi në Likoc të Skenderajt.

Më 24 maj 2013, gjenerali Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai u dënua me 6 vjet burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI