Flash

Investigimi i RAI3/ Grupi i PD-së kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Lapsi.al 25 April 2024
Investigimi i RAI3/ Grupi i PD-së kërkon interpelancë urgjente me

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paraqet kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e Rai 3 dhe ndërhyrjen e papranueshme të Kryeministrit tek drejtuesit e këtij televizioni.

Në kërkesën e depozituar theksohet se në “datën 22 Prill 2024, emisioni “Report” në televizionin publik italian RAI 3 ka publikuar një investigim për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës. Në këtë investigim paraqiten informacione dhe të dhëna konkrete lidhur me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën dhe përfshirjen e tij në aferën e narkotrafikut të Laboratorit të Xibrakës. Po ashtu, investigimi paraqet fakte dhe të dhëna mbi lidhjet dhe njohjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar dhe italian”.

Lexo më tej: Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën 

“Në përgjigje të këtij investigimi”, thuhet në kërkesë, “kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin. Të njëjtën gjuhë, ai përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist. Për më tepër, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias”.

Pikërisht lidhur me këtë ndërhyrje, Komisioni përgjegjës në Senatin Italian, i mbledhur ditën e djeshme, datë 24 Prill 2024, nëpërmjet kryetares Znj. Barbara Floidi dhe anëtarëve Dario Carotenuto, Dolores Bevilacqua dhe Anna Laura Orrico, e konsideruan të paprecedentë dhe të pajustifikuar kontaktimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama me një drejtues të televizionit publik italian për t’u ankuar lidhur me një raportim gazetaresk. Sipas tyre, kjo ndërhyrje është në shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së gazetarisë italiane.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama”, thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI